Shqipëria

KQZ mbyll çështjen e deputetit Muharremi, nuk provohen shkeljet


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, të martën e 21 shtatorit, ka përfunduar shqyrtimin administrativ ndaj kandidatit për deputet, Alfred Muharremi, Bashkisë Tiranë dhe subjektit zgjedhor Partia Socialiste (PS).

Kjo pasi nuk provohen shkeljet e pretenduara, nga organizata që ka bërë denoncimin.

Këtë çështje e ka ngritur organizata Qëndresa Qytetare (QQ), për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ndërsa, për shkeljen në Kodin Zgjedhor, ndaj kandidates për deputete, Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës, Komisioneri vendosi të dënojë me gjobë në masën 5 mijë lekë Drejtorin e Shkollës së Mesme “Shëmri” Kukës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore