Shqipëria

KQZ: Do të vijojmë me ngritjen e KZAZ-ve pas shqyrtimit të propozimeve


Partia Socialiste (PS), Partia Demokratike (PD), Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia Social Demokrate (PSD) kanë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.   Këto propozime u morën  në shqyrtim nga administrata  e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Partitë politike u njoftuan brenda afateve për plotësimin e dokumentacioneve, në rastet e konstatimit të mangësive.

Shqyrtimi i propozimeve dhe  dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, (KZAZ-) ka përfunduar. Rezulton se PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja kanë  plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre.  Njoftohet se PSD-ja ka kryer vetëm një  dorëzim të pjeshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.

“Pas përfundimit të depozitimit, shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve”./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore