Lajme

Kosovë: OSBE dhe BE organizojnë konferencë për zgjidhje afatgjata për viktimat e dhunës me bazë gjinore


OSCE

Misioni i OSBE-së në Kosovë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së/Zyra e BE-së në Kosovë, organizon të martën më 1 shkurt konferencë të nivelit të lartë rreth nismave për fuqizim ekonomik dhe banim social të viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Mungesa e punësimit dhe e banimit janë renditur vazhdimisht si arsyet kryesore pse viktimat nuk raportojnë abuzimin dhe zgjedhin të qëndrojnë me dhunuesin, duke toleruar dhunën e vazhdueshme.

Konferenca do të mbledhë gamë të gjerë ekspertësh nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat joqeveritare të grave dhe shoqëria civile.

Fjalën e hapjes do ta mbajnë Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, dhe Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në objekt është i kufizuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore