Lajme

Kosovë: Një shtetas gjerman vdes në QKUK, rasti në hetime


Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Një shtetas gjerman ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti ka ndodhur të premten e 29 tetorit, rreth orës 08:25.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Albanian Post ka kontaktuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që për momentin nuk kanë pasur informacione.

Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

“Ende nuk ka informacione të sakta, gjatë ditës do të ju informojmë”, është thënë në përgjigjen e QKUK për AP.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore