Lajme

Kosovë: Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure


Ilustrim.

Në Qendrën e Azilit në Magure, një 26 vjeçar, shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim e PK-së.

Qendra e Azilit në Magure.

Ndërsa, aktualisht policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Po ashtu, janë duke u bërë ekzaminimet e plota që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore