Lajme

Kosovë: Ministria e Bujqësisë apelon të mos djegen hamulloret


“Me shqetësim po i ndjekim dhe pranojmë raportimet për djegien e hamulloreve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës”, fillon njoftim i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, duke u bërë thirrje bujqve që të mos djegin hamulloret.

“MBPZHR-ja ju bën apel të gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegieje së hamulloreve”.

Për shkak të temperaturave të larta, djegia e hamulloreve, përveç që shkakton ndotjen e ambientit, mund të shkaktoj edhe dëme të tjera të cilat potencialisht mund të jenë rrezik edhe për jetën dehe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve”, vazhdon tutje njoftimi.

Pas këtij njoftimi apelues, institucionet bëjnë të ditur se do të marrin masa ndaj atyre që nuk e ndalin këtë veprimtari të rrezikshme dhe të dëmshme.

“Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesa e për ndaljen e djegies së hamulloreve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamulloren e tij apo të tjetrit”.

“Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelën e Juaj nga djegia, ruani shëndetin dhe jetën Tuaj dhe tjetrit, si dhe pasurinë e Kosovës”.

I shqetësuar për këtë, ka reaguar edhe vet Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci.

Në llogarinë e tij në Facebook, Peci a thënë se “djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve”.

Gjatë pasdites të së dielës, në fshati Studençan dhe Tërnje në komunën e Suharekës rreth 200 hektarë janë kapluar nga zjarri.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke shtuar se “bazuar në informacionet tona përafërsisht 200 hektar shkurre dhe një pjesë e malit janë duke u djegur, zjarri është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave, brigada e zjarrfikësve dhe njësitë policore dhe qytetarët janë duke e dhënë maksimumin me lokalizimin e zjarrit”.

Nga zjarri është përfshirë edhe një pjesë të fshati Kushtovë në Mitrovicë.

Kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri kishte dalë në vendin e ngjarjes bahskë me një asambleist dhe lajmin e bënë publik përmes rrjeteve sociale duke thënë se u desh të intervenonin zjarrëfikësit e Mitrovicës, pasi që ata të Leposavicit nuk kishin lëvizur fare.

“Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpëtimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut çdo herë do kenë mbështetjen tonë!”.

Të shtunën një zjarr i madh ka përfshi malet përreth fshatit Shtupeq të Madh të Komunës së Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se zjarri është lokalizuar por nuk është shuar.

Djegia e hamulloreve “vret” tokën dhe ndotë mjedisin

Kur djeget biomasa krijohet sasi enorme e dioksid karbonit, që ndikon në klimën në nivel lokal ose regjional.

Edhe këtë verë dukuria e djegies së hamulloreve, pas korrjes së grurit, vazhdoj pa u penguar fare. Të shumta janë sipërfaqet e djegura gjithandej vendit. Ekspertë të bujqësisë pohojnë se djegia e hamullorëve është tejet e dëmshme, pasi dëmton florën, faunën, ulë produktivitetin e tokës dhe ndotë edhe mjedisin.

Pas përfundimit të korrjes së grurit, edhe këtë vit, si zakonisht, në pjesë të ndryshme të vendit, bujq e jo vetëm, ua vënë flakën këtyre sipërfaqeve. Që nga korrja e grurit, këto raste nuk janë të pakëta. Ky veprim, përveç se mund të rrezikoj jetën e njerëzve apo edhe pronat, është i dëmshëm edhe për tokën dhe botën shtazore, bëjnë të ditur ekspertët e kësaj fushe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore