Lajme

Kosovë: KFOR-i vendoset në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak (VIDEO)


Ushtaret e KFOR-it ne Veri

Me fillim në orën 07:00 mëngjesin e së shtunës, 2 tetor, ashtu siç parashihej me marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë, Njësitet e KFOR-it janë vendosur në pikat kufitare në Veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak.

Ata kanë zënë vendet ku Njësia Speciale e Kosovës ka qëndruar qysh nga 20 shtatori.

Largimi i barrikadave ne Veri

Ushtarët e KFOR-it janë vendosur pikërisht në vendet ku më parë qëndronin njësitë elite të Policisë së Kosovës.

Ushtaret e KFOR-it duke u vendosur ne Veri

Ishin ushtarët e KFOR-it lituanez që janë vendosur në Bërnjak, në pikën kufitare, ku edhe ekipi i Albanian Post, po përcjell qysh nga mëngjesi i hershëm operacionin e largimit të Policëve të Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me paqeruajtësit e NATO-s.

Njesia Speciale e Kosoves ne Veri, pak para largimit

Siç raporton, Blerta Ahmeti, gazetare e Albanian Post në vendin e ngjarjes, atje janë shfaqur edhe përfaqësues të Listës Serbe, të cilët prapa kamerave kanë thënë se janë aty për t’u kujdesur që gjithçka të shkojë në rregull.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore