Lajme

Kosovë: I ngrihet aktakuzë një personi për terrorizëm, ishte pjesë e grupit terrorist ISIS


Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të premte, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale #Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.

Sipas njoftimit, H.S., me bashkëshorten dhe vajzën e tij kishin lëshuar territorin e Kosovës duke depërtuar në Siri me qëllimin për t’iu bashkangjitur grupit terrorist ISIS.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.S. është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ‘ISIS-it’”, ka njoftuar prokuroria.

Ndryshe më 23 mars të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, kishte shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.L, për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Në njoftim thuhej se i akuzuar ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore