Më 24 dhjetor është hapur ekpozita për “Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. Falë shkrepjeve fotografike të dy dekadave më parë, tanimë të gjithë kanë mundësinë të shohin vuajtjet, masakrat, krimet e vazhdueshme, genocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i pranishëm në hapjen e ekspozitës, tha kjo ekspozitë, pavarësisht se trazon një plagë ende të hapur, risjell dëshmitë më të trishtueshme të mizorisë dhe terrorit të shtetit serb ndaj shqiptarëve. Njëkohësisht, kjo ekspozitë nxjerr në pah të vërtetën e Kosovës.
“Të kalosh dekada të tëra dhune e terrori sjellë trauma të papërballueshme, por populli ynë gjeti forcën ta vazhdojë ecjen drejt lirisë̈, për t’u ringritur nga hiri. E vërteta e Kosovës duhet t’i bëjë jehonë në botë të drejtës sonë. Vuajtjet e njerëzve tanë na obligojnë ta vendosim drejtësinë në vend – Drejtësi si satisfaksion për viktimat dhe thirrje për brezat, që të mos harrojnë”, përmbylli ai.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se “Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë. Ende sot akoma, për fat të keq, janë më shumë se 1 mijë e 600 familje që kërkojnë të dinë për fatin e të dashurve të tyre”.
I pranishëm në ekspozitë ishte dhe Alban Bujari, fotografi i luftës që ka realizuar këto foto.
“Këto foto tregojnë për masakrat e Serbisë ndaj popullatës shqiptare civile në Kosovë”, pohoi ai.
Ekspozita do të jetë e hapur për gjashtë muaj, në hollin e Ministrisë së Drejtësisë. Më pas fotot do të vendosen në një nga institucionet e Republikës së Kosovës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit