Lajme

Kosovë: Dy dhunime dhe dy sulme seksuale në 24 orët e fundit


Ilustrim

Një vajzë nga Prishtina është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i cili më p edhe e ka dhunuar seksualisht. Rastin në organet e rendit ajo e ka lajmëruar më 30 mars rreth orës 15.

Pas procedurave të intervistimit dhe njoftimit të prokurorit, e dëmtuara është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore.

Personi i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre është në arrati, Policia është në ndjekje të tij.

Një tjetër dhunim ka ndodhur në qytetin e Vitisë. Rreth orës 21:00 të datës 23 mars, viktima kishte njoftuar policinë se një mashkull kosovarë e kishte dhunuar seksualisht. 8 ditë më vonë, Policët e njësive përkatëse të Policisë së Kosovës kanë arritur ta arrestojnë dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ilustrim

Në Kaçanik një burrë me nënshtetësi kosovare ka tentuar të dhunoj një vajzë të mitur. Nga rrethana të pa shpjeguara nga Policia për shkak të ndjeshmërisë së rastit, bëhet e ditur se vepra nuk ka arritur të kryhet më datën 29 mars rreth orës 23 e 35 minuta. I dyshuari ishte në arrati por dy ditë më vonë më 31 mars Policia e ka zënë dhe e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual. Lidhur me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Një tjetër sulm seksual ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Një burrë ka sulmuar seksualisht një vajzë nga ky qytet, të mërkurën e 30 marsit pas orës 23:00. Viktima ka njoftuar Policinë dhe më pas është intervistuar. Pas konsultimit me prokurorin e rastit i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale është liruar në procedurë të rregullt.

Ilustrim

Në qytetin e Fushë Kosovës, Policia ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” më 30 mars. Në raportin 24 orësh të forcave të rendit thuhet se personat e dyshuar kanë ofruar femra në lokale të ndryshme për prostitucion.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, është vendosur që këta të dyshuar pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore