Kosova

Kosovë: 342 raste aktive me COVID-19 dhe mbi 780 mijë të vaksinuar me dozën e dytë


Ilustrim

Në Kosovë aktualisht janë gjithsej 341 raste aktiv me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2 mijë 989 persona si pasojë e COVD-19 nga 161 mijë e 327 raste sa ishin gjithsej deri tash.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tash nga COVID-19 janë shëruar 157 mijë e 996 persona.

Po ashtu që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 663 mijë e 943 doza të vaksinës ndërsa deri më tash 780 mijë e 24 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ilustrim

Ndryshe bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit 12 pacient të infektuar me coronavirus dhe 27 post-Covid po trajtohen në ShSKUK.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive,  tre pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid. Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë. Spitali i Prizrenit, 4 pacientë. Spitali i Gjakovës, 2  pacientë. Spitali i Pejës, 1  pacient dhe Spitali i Ferizajt, 1  pacient”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore