Kosova

Kosovë: 3 të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19 dhe tre vdekje.

Numri i të infektuarve vjen nga 940 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 29 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 641.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 384 persona.

Ndërkaq, 901 mijë e 56 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 819 mijë e 455.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore