Lajme

Kosovë: 2 të vdekur dhe 783 raste pozitive me COVID-19


Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve nga COVID-19 kanë humbur jetën dy persona dhe janë regjistruar 783 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 2.473 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 952 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 5 mijë e 561 persona.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 80 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 904 mijë e 48, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 372.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore