Përballje

Kosova U21 e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Estonisë


Kombëtarja U21 e Kosovës e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Estonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit U21.

Dardanët e rinj patën dominim ndaj mysafirëve në “Fadil Vokrri”, derisa goli i epërsisë erdhi në minutën e 40-të nga sulmuesi i skuadrës gjermane, Ingolstadt, Arian Llugiqi.

Kujtojmë që në Grupin D, përveç Kosovës dhe Estonisë, bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli dhe Bullgaria.

Ekipi që përfundon i pari në grup, kualifikohet direkt në Evropianin e ardhshëm, ndërsa vendi i dytë luan në Play-Off.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore