Lajme

“Kosova e shëndetshme është partner i fortë i SHBA-ve”


Ilustrim

Pas donacionit të 35 mijë dozave të vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Kosovën, Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter.

Blinken shkruan se sot është dhuruar kontingjenti i parë i 500 mijë dozave Pfizer që pritet të dhurohen në total për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e afruar për 20 përqind më afër synimit të vaksinimit.

“Sot ShBA-ja dhuroi kontigjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer për Kosovën, duke e sjellë 20 përqind më afër synimin për vaksinim. U dorëzuar përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes popujve tanë”, ka shkruar Blinken.

Ndërkaq, Ned Price zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit, ka deklaruar se një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur, është një partner i fuqishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente Price i ka bërë në Twitter, ku ka shkruar se po përmbushin premtimin e presidentit Joe Biden, për ta furnizuar Kosovën me 500 mijë vaksina.

“Një Kosovë e shëndetshme, që e merr veten shpejt dhe e pavarur është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse ne po e përmbushim premtimin e presidentit Joe Biden duke siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer për partnerët tanë në Kosovë”, ka shkruar Price.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore