Lajme

Kosova e Serbia janë afër të nënshkruajnë edhe “tri-katër marrëveshje”


Takimi ne Bruksel

“Janë tre-katër marrëveshje që janë gati për t’u nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sllovaku këto komente i bëri në paraqitjen e tij në Forumin e Dubrovnikut 2022, ku mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe një numër i madh liderësh ballkanikë dhe evropianë.

Në këtë forum, që u mbajt për herë të 15-të me radhë, Lajçak vlerësoi lartë kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç-in, për takime të shpeshta në muajit e fundit.

Në Dubrovnik u fol për problemet e Ballkanit në përgjithësi, por Lajçak pohoi se asnjë s’është më i rëndësishëm se dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Miroslav Lajcak

Por, përkundër se foli për “tre-katër marrëveshje” ai nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, diplomati evropian përmendi edhe apatinë që ka treguar Bashkimi Evropian në raport me proceset integruese të shteteve të Ballkanit dhe tha se duhet patjetër të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe të liberalizohen vizat për Kosovën.

Sipas tij, lufta e fundit në Ukrainë, ku Rusia ende po provon ta pushtojë Ukrainën, duhet t’ua hapë sytë evropianëve dhe të përshpejtojnë proceset e neglizhuara më herët.

Po priti BE-ja mund të krisë lufta, Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut

Marrëveshja e arritur në Bruksel për energjinë nuk po respektohet – Elektroseveri s’u ka qëndruar besnik afateve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore