Përballje

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit të ri


Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot (e enjte) ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit francez, Alain Giresse.

Dardanët do të përballen në miqësore me kombëtaren e Burkian Fasos me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për Kosovën kjo është sfida e dytë që e zhvillojnë përballë Burkina Fasos, pasi Dardanët ishin përballur me këtë Kombëtare edhe në mars të vitit 2018 në një sfidë të fituar 2:0.

Derisa kombëtarja afrikane në kohët e fundit ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, ku në Kupën e Kombeve të Afrikës shkoi deri në gjysmëfinale, për t’u mposhtur pastaj nga Senegali në penallti.

Për këtë ndeshje, trjaneri Giresse ka thënë se do t’iu japë hapësira të gjithë futbollistëve të skuadrës, në mënyrë që ata të përgatiten për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në muajin maj.

Përveç kësaj ndeshjeje, Dardanët do të luajnë edhe një takim tjetër miqësor, atë kundër Zvicrës më 29 mars në Zurich.

Kujtojmë që për këto ndeshje nuk do të jenë Arbër Zeneli, i cili u dëmtua përsëri dhe Bersant Celina, i cili kërkoi të qëndrojë me klubin e tij anglez, Ipswich Town.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore