Lajme

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë


Ilustrim

Ndër temat e diskutimit mes Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij turk, Hulusi Akar ka qenë zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, në veçanti bashkëpunimit në fushën e trajnimit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) nga ushtria turke ka shkruar Mehaj në rrjetin social Twitter.

“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi me ministrin Akar jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.

Mehaj po ashtu edhe në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjatë udhëtimit të tij zyrtarë ka vizituar edhe Komandën e Forcave Speciale Turke, ku ka kërkuar ofrimin e përvojës së tyre për FSK-në.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Komandën e Forcave Speciale Turke

“Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftërake jokonvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale, operacione speciale, zbulim dhe infiltrim special, operacione të fshehta, luftëra psikologjike, operacione nënujore, parashutë statike, kundër-terrorizmit në zonat e banuara, luftime në afërsi”.

“Nga komandanti i saj, gjeneral major Ertuğrul Erbakan, morra mbështetjen e fuqishme për ofrimin e përvojës së tyre të shkëlqyeshme në shërbimin tonë për të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore