Lajme

Kosnett takon edhe Osmanin


Pas takimit që pati gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i shkoi për vizitë edhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit.

Tema e diskutimit ishte rezultati i zgjedhjeve.

“Theksova se qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar në mënyrë të denjët për ndryshim” u shpreh Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas presidentes në detyrë, ata kanë rënë në dakord që formimi i institucioneve të reja duhet patjetër të ketë synim të rimëkëmbjes pas COVID-19.

“Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19” përfundon Osmani.

Takimi Kosnett – Osmani, u zhvillua në ambientet e zyrës presidenciale të Kosovës.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë mëngjesin e së martës ka takuar edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai përmes një postimi Twitter nxit partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Ndër të tjerash ai është shprehur mirënjohës për takimin e mbajtur me Kurtin.

“I kënaqur ta takojë Albin Kurtin dhe uroj Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj” shprehu Kosnett përmes postimit të tij në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore