Kosova

Kosnett: Duhet të respektohet vendimi për pronat e manastirit të Deçanit


Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ju ka bërë thirrje autoriteteve të respektojnë institucionet dhe vendimet gjyqësore. Theksi u vendos tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e manastirit mesjetar të Deçanit, në Kosovën perëndimore.

Një parim kryesor i kësaj përpjekje duhet të jetë që liderët politikë të respektojnë institucionet gjyqësore dhe vendimet gjyqësore edhe kur ata nuk mund të kujdesen për rezultatin. Ne vazhdojmë të dëshmojmë raste në të cilat institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë brenda ligjit dhe të zbatojnë vendimet e gjyqësorit”.

Në postimin e bërë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Kosnett vendosi theksin tek rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit.

Në vitin 2016, pas shumë vitesh të procedurave gjyqësore, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi disa hektarë tokë”.

Ai shkruan se “zyrtarët kadastralë në nivel qendror dhe lokal, nuk kanë zbatuar vendimin për regjistrimin e ligjshëm të tokës së kishës, me mbështetjen e heshtur të zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve të partive”.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës së disa qeverive të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, për gati pesë vjet.

Gjykata Kushtetuese, në vitin 2016, i njohu manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë. Drejtuesit e Komunës së Deçanit, thonë se këto prona janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Kosnett, u shpreh gjithashtu se “nëse qytetarët e Kosovës janë serioz në lidhje me angazhimin e tyre kushtetues për një shoqëri multietnike, të larmishme me liri fetare për të gjithë, ata duhet të mirëpresin praninë e pakicave”.

Ambasadori theksoi se çështja e Manastirit të Deçanit / Manastirit Visoki Dečani nuk ka të bëjë me etninë, politikën ose fenë, por ka të bëjë me të drejtat pronësore dhe respektimin e ligjit.

“Mosbindja ndaj sundimit të ligjit, e stërzgjatur me vite nga disa qeveri të ndryshme të Kosovës, vë në mëdyshje përkushtimin e Kosovës për drejtësi për të gjithë”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore