Koreja e Jugut ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, për herë të parë gjatë vitit 2020.
Për vite me rradhë, Koreja e Jugut (KJ) ka luftuar me krizën demografike, e cila ka qenë në rritje.
Shkalla e lindshmërisë së Koresë së Jugut renditet afër fundit të normave më të ulëta të lindshmërisë në botë.
Të dhënat e censusit, të vitit të kaluar, të publikuara nga Ministria e Brendshme dhe Sigurisë paraqiten alarmante.
Janë regjistruar vetëm 275 mijë 815 lindje, një rekord i ulët – krahasuar me 307 mijë 764 vdekje, duke registruar një rritje prej 3.1% të viktimave nga viti i kaluar.
Kjo është hera e parë që numri i vdekjeve ka tejkaluar lindjet dhe hera e parë që popullsia totale është tkurrur.
Popullsia e Koresë së Jugut po vazhdon të plaket me shpejtësi. Sipas të dhënave të censusit 32.7% e njerëzve janë rreth të 40-ave ose të 50-ave, ndërsa gati një e katërta e popullsisë është mbi moshën 60 vjeç.
Ekspertët koreanë kanë paralajmëruar edhe më parë se pandemia mund të ndikojë në numrin e lindjeve dhe të vdekjeve.
Kjo për shkak të numrit më të lartë të vdekjeve, por edhe sepse pandemia mund të dekurajojë çiftet për të mos pasur fëmijë.
Paralajmërimit të ekspertëve i ka paraprirë dhe një raport i botuar në dhjetor të 2020-ës nga Banka Qendrore e Koresë.
Kjo e fundit paralajmëroi se rënia e lindjeve dhe plakja e popullsisë do të “përshpejtohej” për shkak të ndikimit të Covid-19. Edhe pse ekziston gjithashtu një trend për të vonuar ose shmangur martesën.
Së fundmi gjatë muajit dhjetor, qeveria ka njoftuar planin e saj të 4-të themelor për fertilitetin e ulët dhe plakjen e shoqërisë.
Ky plan përcakton planet e qeverisë për politikën e popullsisë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfshirë ofrimin e shpërblimeve për lindjet, subvencionet për kujdesin e fëmijëve dhe përfitimet e zgjeruara për shumë familjet me shumë fëmijë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhjetëra të vrarë pas plasjes së digës në Kenia
-
Policia franceze thërret legjendën e kinemasë, Depardieu, për sulme të dyshuara seksuale
-
Von der Leyen vë bast gjithçka mbi Ursulën
-
ASK-ja: Komuniteti serb në jug po regjistrohet – për hezitimin e qytetarëve në Veri kemi zhvilluar takim me institucione ndërkombëtare
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku