Shqipëria

Korçë, ndalohet një 19-vjeçar duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm


Ёshtё vendosur nё pranga njё shtetas i cili u kap duke transportuar katёr emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhёrit të Policisë për të ndaluar.

Lajmin e bëri të ditur policia e qarkut Korçё, duke njoftuar se bëhet fjalë për një 19-vjeçar me iniciale E.B. banues nё Tiranё.

Rasti ishte njё tjetёr goditje nё vijueshmёrinё e operacionit “Perimetri”, pёr ndalimin e aktiviteteve kriminale nё fushёn e kalimit tё kufirit nё mёnyrё tё paligjshme kundrejt fitimit, sipas njoftimit tё policisё.

Shërbimet e Policisë Rrugore konstatuan në dalje të qytetit të Pogradecit, 19-vjeçarin duke lёvizur me njё mjet tip “Jaguar”.

Mё tej i kanё bёrё thirrje pёr tё ndaluar, por ky i fundit nuk i ёshtё bindur urdhrit duke u neutralizuar nё afёrsi tё vendit tё quajtur “Guri i Kuq”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, sipas njoftimit tё policisё.

Materialet kaluan pranё Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore