Lajme

Kontrolli i cilësisë së naftës, opozitë dhe pozitë me qëndrime të kundërta


Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Të premten është shqyrtuar raporti me amendamente për Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ferat Shala, kryetar i këtij komisioni, ka treguar se janë në fazën përmbyllëse të hartimit të këtij Projektligji.

“Konstatoj se jemi në fazën përmbyllëse pas takimeve të vazhdueshme që kemi pasur të draft ligjit për naftën, dhe konsideroj se është një ligj shumë i rëndësishëm”, ka thënë Shala.

Ai ka potencuar se kontrolli nga Dogana e Kosovës, nuk e cenon çështjen e konkurrencës e as nuk ndërhyjnë në vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, ka thënë se kjo çështje duhet t’i takoj Qeverisë së Kosovës duke shtuar edhe “ministrisë përkatëse”.

“Ideja është që t’i lihet ministrisë diskrecionin sepse fundja ata do të japin përgjegjësi para qytetarëve për cilësinë e naftës”, tha Hyseni.

I menihershëm ka qenë përgjigjja e Shalës për deputetin Hysenin, duke i thënë se po humbet besimi i Doganës.

“Ne po ja humbim besimin Doganës dhe pse me lënë ministrit me favorizuar një apo dy laboratorëve për me u marrë me cilësinë e naftës”, tha Shala.

Gjatë diskutimit në këtë komision se kujt t’i lihet kompetencat e kontrollit të cilësisë së naftës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se më çështjen e naftës të merret Dogana e Kosovës.

“Nga praktikat që kemi pasur deri tani nuk ka qenë mirë, që u kemi lënë individëve të caktuar përgjegjësinë, dhe të mos i lihet një individi të caktuar me manipuluar apo me qenë fontanë dëshirash”.

“Çdo qeveri që ka ardhur ka vepruar sipas dëshirës së tyre, dhe jo në interes të përgjithshëm për inspektimin e cilësisë së naftës”, tha Lekaj.

Ai tutje ka thënë se më mirë është t’i lihet Doganës së Kosovës sesa laboratorëve të caktuar, duke shtuar se “pajtohen me kryetarin e komisionit që më mirë të mos t’i lihet ministrit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore