Shqipëria

Kontrolle blic nga RENEA në Lezhë e Durrës, arrestohen dy persona


Dy persona janë arrestuar pas disa kontrolleve blic nga Forcat RENEA në Lezhë e Durrës.

Lajmin e ka vërtetuar për Albanian Post vetë Komandanti i RENEA-s, Altin Dardha, i cili ka shpjeguar edhe rrethanat e arrestimeve.

Ky sipas Dardhës, është një aksion i marrë në kuadrin e një plani masash të miratuara nga Policia e Shtetit. Zona të caktuara sipas informatave, të cilat frekuentohen nga persona me rrezikshmëri, janë në sitë.

Kështu, i pari është kapur një person në Mamurras, i cili ka qenë i shpallur në kërkim. Emri i tij nuk bëhet me dije ende.

I dyti, është kapur një person tjetër në Durrës, i cili qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të forcave mbi këtë person, është kapur edhe arma në flagrancë.

Këto masa të shtuara sigurie dhe kontrolle, vijnë për parandalimin e krimeve të ndryshme në gjithë vendin.

E vërteta për RENEA dhe FNSH

“RENEA gjithsej ka 88 trupa, ku vetëm 40 prej tyre dalin nga Tirana. Të tjerët duhet të qëndrojnë në Tiranë”.

Këtë e ka shpjeguar duke marrë shembull reprezaljen në Shqipëri, që u zhvillua gjatë muajit qershor për orarin e muzikës, për të cilën u fol se ishin të angazhuara plot 2000 trupa në këtë aksion.

RENEA ditën e parë shkoi në Vlorë, në Durrës dhe Shkodër. Ditën e dytë shkoi në Fier, në Elbasan dhe në Lezhë.

Sipas Hoxhës, një nëngrup i RENEA ka 12 trupa. “Ndaj u deshën dy furgona për trupmëdhenjtë e RENEAS, për të kryer aksione blic. Kanë qenë tre persona të njësisë administrative operacionale si civilë”, shpjegon ai.

“Lokalet e zgjedhura nuk janë kuturu. Operacionalja e di që tek ky lokal rri filan banditi. Prandaj u gjetën me armë në dorë. Këto janë, jo për të zënë gjë, por për të demonstruar forcë”, nënvizon Hoxha.

Prandaj, përfundon ai, kanë qenë 36 veta të forcave RENEA dhe 12 efektivë të Njësisë Operacionale, pjesëmarrës në aksion.

Sipas raportimeve mediale gjatë kontrollit janë gjetur tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë. Ndërsa, zyrtarisht asnjë informacion nuk është dhënë lidhur me rezultatet e aksionit.

Megjithëse rezultatet janë mësuar në rrugë jozyrtare, ndoshta duhet të pritet fundi i vitit, koha kur kjo drejtori publikon statistikat vjetore të këtyre gjetjeve, për ta marrë vesh zyrtarisht rezultatin e këtij kontrolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore