Shqipëria

Konsulli grek reagon nga Derviçiani për arrestimin e Belerit


Konsulli grek ne Gjirokastër Dimitrios Sacharidis ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejleri.

Këtë reagim ai e ka bërë nga Derviçiani, ku ishte i pranishëm në kuadër të festimeve për Javën e Kulturës Greke.

Sipas konsullit, Himara dhe njerëzit e tyre po kalojnë momente të vështira.

“Jemi sot në këtë event që zhvillohet në një situatë jo të zakonshme. Dy nga patriotet tanë, Fredi Bejleri dhe Panajot Kokaveshi janë të burgosur. Njëri sikurse e dini, ka edhe probleme serioze me shëndetin”, ka thënë Sacharidis.

Për të, këto ditë, gjithçka tjetër mund të mendohet përveç festimeve.

“Ndaj dhe sivjet organizimet janë më të kufizuara, krahasuar me vitin e kaluar. Në këto orë të vështira, mendimi ynë është me njerëzit tanë që po jetojnë këtë situatë dhe me familjet e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq, të pranishëm në event ishin edhe kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Dropullit, si dhe deputeti i Vlorës Niko Guri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore