Lajme

Konjufca: E kemi vërejtur nga fillimi se Lajçak-u mbron pozicionin e Serbisë


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ditë më parë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajaçk, po tregohet i anshëm në dialog “s’ishin akuza”, por “ishin konstatime” për mënyrën se si punon emisari.

Konjufca, ka sqaruar se pozicionimi i Lajçak-ut është i ditur që nga fillimi.

“Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt, qasja origjinale ka qenë kjo që me qenë se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacioni, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013 do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustafës, ose Hashim Thaçit, tash më VV është më vështirë që të bëhet”.

Ai për qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me mbështetjen e tyre për punën e emisarit, Konjufca u shpreh se ka vetëm një çelës që dialogu të vazhdoj.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë le të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë”, deklaroi Konjufca për mediat.

Sipas Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje “ka marr një mandat të fuqishëm politik me disa premtime tjetra”.

Pas takimit te Brukselit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se BE nuk po na trajton të barabartë në thelb dhe se ata kanë marrë anën e Serbisë.

Me këtë deklaratë, ai pranoi që kritika e vazhdueshme se dialogu i udhëhequr prej tij nuk është i themeluar mbi njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhënie të barabartë ka qenë e saktë.

Po ashtu, ai pranoi se nuk ka bërë asgjë më shumë se që ka mashtruar kur ka thënë se Kosova me nuk është temë, por palë në dialog.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të nis pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.

Nëpërmjet një komunikate për media të publikuar të martën në mëngjes, Josep Borrell, ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e zbatimit të zotimeve të arritura në Marrëveshjen për normalizim dhe Aneksin e Zbatimit, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët sivjet.

BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Pas akuzave të Kurtit për njëanshmëri, BE i jep “mbështetje të plotë” Lajçak-ut

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore