Lajme

Kongresi voton për të mbajtur “hapur” qeverinë amerikane


Në limitet e afatit, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një ligj për financimin e aseteve shtetërore; muzetë federalë, parqet kombëtare dhe programet e sigurisë.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka nënshkruar një ligj si masë të përkohshme.

Kjo, për të mbajtur qeverinë të financuar deri në fillim të dhjetorit dhe për të shmangur një tjetër mbyllje federale.

Në të përfshihen gjithashtu edhe burime financiare për lehtësimin e dëmeve nga uragani dhe për refugjatët afganë.

Ky financim i momenteve të fundit siguron që agjencitë federale nuk do të kenë nevojë të mbyllen.

Prej kësaj përfitojnë qindra mijëra punonjës të qeverisë, të cilët nuk do të duhet të marrin leje të papaguar.

Kapitoli Washington D.C.
Ndërtimi i votimit

Të mërkurën e 29 shtatorit, republikanët dhe demokratët arritën një marrëveshje për ta mbajtur qeverinë të hapur deri më 3 dhjetor.

Kjo, përmes një buxheti të përkohshëm në formën e një rezolute të vazhdueshme.

Masa kaloi në Senat me 65 vota pro kundrejt 35 kundër të enjten e 30 shtatorit.

Kongresi gjithashtu përballet me një afat tjetër urgjent. Qeveria amerikane është vendosur të arrijë kufirin e saj të huamarrjes brenda disa javëve.

Kongresi Amerikan
Paralajmërimi

Sekretarja e Thesarit nё Shtetet e Bashkuara(SHBA), Janet Yellen paralajmëroi më herët ligjvënësit se qeveria federale ka të ngjarë të ngelet pa para tё gatshme, deri më 18 tetor.

Vlerësimi i ri nga Yellen tregonte se SHBA-tё mund të mos paguanin dot borxhin e tyre brenda disa javësh, nëse Washington-i nuk vepronte.

Më parë, Departamenti i Thesarit vlerësoi se, “pritet nga momenti në moment të përfundojnë paratё e printuara”.

Paralajmërimi erdhi disa orë pasi republikanët e Senatit bllokuan një projekt–ligj, i cili do të  hiqte kufirin e borxhit.

Sekretarja e Thesarit nё Shtetet e Bashkuara, Janet Yellen

Yellen paralajmёroi se, “afati i 18 tetorit është vetëm një vlerësim sepse flukset e parave të qeverisë federale janë subjekt i ndryshueshmërisë së pashmangshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore