Lajme

Komunat kërkojnë shpërndarjen e teksteve mësimore nga MASHT-i: Vonesat janë të papranueshme


Ilustrim

Komunat e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vonesën e shpërndarjes së teksteve mësimore nëpër shkolla nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe këto vonesa i kanë konsideruar si të papranueshme.

Përmes një njoftimi për media, Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.

“Kjo vonesë tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”.

Viti i ri shkollor fillon çdo vit me të njëjtën datë, prandaj nga Asociacioni i Komunave të Kosovës potencojnë se “vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme”.

“Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, përfundojnë ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore