Lajme

Komuna e Skenderajt më transparentja në vitin 2022


Kryetari i Komunes se Skenderajt, Fadil Nura.

Në Indeksin për Transparencën Komunale për vitin 2022, që është publikuar këtë të mërkure nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Komuna e Skenderajt është renditur komuna më transparente.

Siç thuhet në njoftimin e publikuar nga KDI, komunat janë vlerësuar në 87 indikatorë për tetë shtylla: “1) transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, 2) transparenca buxhetore, 3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, 4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, 5) qasja në dokumente publike, 6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, 7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave”.

“Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e 𝗦𝗸𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗮𝗷𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝟵𝟮.𝟲𝟯 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur), pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës të vlerësuara me 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë)”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërsa, sipas KDI-së “pesëmbëdhjetë (15) komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica”.

“KDI inkurajon të gjitha komunat të analizojnë ku çalojnë sa i përket matjeve të 2022 dhe të përkushtohen për të përmbushur standardet e transparencës gjatë viteve në vijim. KDI kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që urgjentisht të rregullojnë çështjen e uebfaqeve të komunës në mënyre që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të publikut”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt udhëhiqet nga Fadil Nura.

Nura është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai në pozitën e të parit të Skenderajt erdhi pasi fitoi garën ndaj kandidatit të pavarur, Bekim Jashari, i cili kishte udhëhequr komunën për një mandat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore