Sport

Kompletohen çerekfinalet e Australian Open


Grand-slam i parë i vitit në Tenis, Australian Open, sot ka mësuar edhe katër emra tjerë që do të kompetojnë çerekfinalet.

Ndryshe nga dita e djeshme, kur të gjitha takimet përfunduan me fitore 3-0 me sete, sot gjërat ishin më interesante.

Dueli i parë i ditës ishte ai mes kroatit Marin Cilic dhe kanadezit Felix Auger-Aliassime.

Cilic, numri 27 në botë, e nisi takimin më mirë, duke fituar setin e parë në vetëm 35 minuta me rezultat 6-2.

Mirëpo, numri nëntë ktheu gjithça duke fituar tri setet e radhës.

Takimi u mbyll me rezultat 1-3 (6-2, 6-7, 2-6, 6-7) në favor të kanadezit, në një ndeshje që dhuroi shumë spektakël.

Ndeshja zgjati plot 3 orë e 35 minuta.

Njëjtë përfundoi edhe ndeshja e dytë, mes amerikanit Maxime Cressy dhe numrit dy të botës, Daniil Medvedev.

Kjo ndeshje zgjati pesë minuta më pak se e kaluara.

Medvedev morri dy setet e para të takimit, me Cressy-n që fitoi të tretin në tentativë që të kthehet në ndeshje.

Por, Medvedev fitoi setin e katërt duke e mbyllur takimin 1-3 (2-6, 6-7, 7-6, 5-7) me sete.

Daniil Medvedev në çerekfinale do të përballet pikërisht me kanadezin Felix Auger-Aliassime.

Ndeshja më e shkurtë e ditës ishte ajo mes Alex de Minaur dhe Janik Sinner.

Ky i fundit, që ndodhet i dhjeti në botë në ranklistën ATP, fitoi me rezultat 0-3 (6-7, 3-6, 4-6).

Ndeshja zgjati 2 orë e 35 minuta, me Sinner që vazhdon të jetë një ndër lojtarët më në formë të turneut.

Kurse, ndeshja më interesante e ditës është ajo që sapo përfundoi, mes Taylor Harry Fritz dhe Stefanos Tsitsipas.

Ndryshe nga çpritej, Fritz bëri shumë konkurrencë duke e dërguar ndeshjen deri në pesë sete.

Në fakt, në shumë raste ai dukej se po i drejtohej fitores, por përvoja e grekut numër 4 në botë e bëri të vetën.

Në 3 orë e 23 minuta, ndeshja u mbyll 2-3 (6-4, 4-6, 6-4, 3-6, 4-6) me sete.

Tsitsipas në çerekfinale do të përballet me italian Sinner.

Kurse përveç këtyre dy ndeshjeve, çerekfinalet tjera janë:

Nadal – Shapovalov

Monfils – Berrettini

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore