Teknologji

Kompanitë e mëdha botërore të teknologjisë kërkojnë punëtorë për AI


Në kohën e pasigurisë ekonomike dhe largimit të punëtorëve nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, vende pune ka vetëm për ata që punojnë me inteligjencën artificiale.

Në fund të fundit, inteligjenca artificiale është një inovacion i fundit dhe korporatat e mëdha nuk duan të mbeten pas.

Apple ka ndjekur hapat e firmave të tjera teknologjike dhe ka hapur në total 176 pozita të reja pune, të lidhura me mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale.

Apple is developing a chip dedicated to artificial intelligence - Varchev Finance

Sipas Pocket-lint, 68 nga ato pozicione janë brenda departamentit të Siri-të , 52 do të punojnë me iOS, 46 janë të lidhura me macOS.

Apple nuk po e mban sekret se çfarë po bën. Gjatë prezantimit të fundit, zëdhënësi i Apple theksoi se kompania po përqendrohet në AI.

Në fakt, burimet e brendshme thonë se Apple ka reduktuar përdorimin e chatbot-ëve të inteligjencës artificiale për të parandaluar daljen e informacioneve të ndjeshme në publik.

Apple tashmë ka planifikuar një ngjarje të veçantë me 5 qershor që fokusohet në AR/VR, por nuk përjashton mundësinë e lajmeve të reja për produktet e tjera të kopanis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore