Lajme

Komisioni për Ekonomi pa korum për mbajtjen e mbledhjes


Komisioni per Ekonomi.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka dështuar për arsyeje të mungesës së kuorumit.

Mungesa e deputetëve të mazhorancës nuk ka mundësuar mbajtjen e mbledhjes edhe pas 30 minuta, për këtë arsyeje kryetari i Komisionit, Ferat Shala mori vendim që ta anulojë.

Në rend të ditës në këtë mbledhje ka qenë edhe miratimi i planit të performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së për auditim të procesit të shitjeve direkt në AKP.

Ndërsa, paralajmërimet e rritjes së energjisë elektrike kanë ngjallur shqetësimin për një krizë të re në Kosovë.

Pos rritjes së çmimeve në të gjitha produktet, rritjen e tatimit, tani ka rritje të sërishme të energjisë.

Presidenca, krahas Qeverisë së Kosovës, ka dorëzuar në ZRRE komente pas propozimit për rritje të tarifave të energjisë në shkallë 14 për qind, duke rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe propozoi që kostoja shtesë e operatorëve, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

E, ekzekutivi kosovar ka dhënë një propozim tjetër.

Sipas tyre, tarifat e konsumatorëve të amvisërisë duhet të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Qytetarët e Kosovës ka thënë se një shtrenjtim i çmimit prej 14 për qind do t’i rëndonte edhe më shumë xhepat e tyre tashmë të rënduar nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore