Lajme

Komisioni i Venecias do të jap opinion për procesin e Vetting-ut në Kosovë


Komisioni i Venecias.

Marsi i vitit 2022, do të jetë muaji kur Komisioni i Venecias do të ofrojë opinion për koncept-dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen e Vetting-ut.

Të paktën kështu ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë në faqen zyrtare.

Komisioni i Venecias thuhet se më datën 10 ose 11 dhjetor do të jetë pjesë e seancës plenare të këtij komisioni.

“Kërkesa për këtë opinion është dorëzuar nga Ministri i Drejtësisë së Kosovës më 26 tetor 2021. Draft opinioni do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të dhjetorit të Komisionit (10-11 dhjetor 2021)”, thuhet në njoftimin e komisionit gjyqësor të Bashkimi Evropian.

Komisioni i Venecias do të jap opinion për procesin e Vetting-ut në Kosovë.

Në muajin nëntor, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë kishte bërë të ditur se koncept – dokumenti është dërguar për vlerësim në Komision të Venecias.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”, pati thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën e kishte konsideruar se Vettingu do duhej të ishte masë e fundit dhe e jashtëzakonshme pasi të jenë shteruar të gjithë mekanizmat.

Raporti madje kishte konstatuar se rivlerësimi i menjëhershëm i gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Ndryshe, më 20 nëntor Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor kanë bojkotuar punën e grupit punues që po bëhet për hartimin e legjislacionit për procesin e Vettingut.

Por pavarësisht kësaj, në Ministrinë e Drejtësisë kanë thënë se kjo nuk do t’i pengojë ata që të vazhdojnë me reformën të cilët e konsiderojnë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore