Jetesë & Stil

Komentet e Usher rreth të jetuarit me Diddy-n në moshën 14 vjeçe, “ka pasur gjëra shumë kurioze që po ndodhnin”


Intervista e këngëtarit Usher e vitit 2016 me Howard Stern është rishfaqur pas bastisjes së shtëpive të rep artistit Diddy nga autoritetet e policisë.

Brenda intervistës, Usher rrëfen eksperiencën e tij të të jetuarit me Sean “Diddy” Combs për një vit, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, është rishfaqur në vazhdën e manjatit të muzikës që po hetohej nga Home Security Investigations për akuza për trafikim seksual.

Këngëtari, tani 45 vjeç, foli për përvojën “kurioze” në një intervistë të gushtit 2016 në “The Howard Stern Show”, në të cilën ai tregoi se si ishte një vit jetese me Diddyn, shkruan EntertainmentTonight, transmeton AlbanianPost.

“Ishte kurioze. Pata një shans për të parë disa gjëra. Shkova atje për të parë stilin e jetës. Dhe e pashë. Por nuk e di nëse mund të kënaqesha dhe të kuptoja se çfarë po shikoja. Ishte shumë e egër dhe ishte çmenduri”, kishte thënë Usher.

“Seksi është kaq aktual në industri. Gjithmonë kishte vajza përreth. Ju do të hapni një derë dhe do të shihnit dikë që e bën atë, ose disa njerëz në një dhomë duke bërë një orgji. Nuk e dinit kurrë se çfarë do të ndodhte në shtëpinë e Diddy-t”, pati shtuar ai.

Vlen të kujtohet se Usher ishte vetëm një adoleshent në atë kohë, gjë që mund të shpjegojë pse ai thotë se nuk ishte i sigurt nëse mund të kënaqej dhe të kuptonte se çfarë po ndodhte në shtëpinë e Diddy-t në Big Apple.

Kur u pyet nëse një grua erdhi ndonjëherë dhe provoi diçka me të, Usher ndërhyri shpejt.

“Nuk e thashë këtë. Ajo që thashë është se po ndodhnin gjëra shumë kurioze dhe nuk e kuptova domosdoshmërisht”, tha ai.

Usher tha se një mori legjendash të hip-hop-it vinin në shtëpinë e Diddy-t kur ai jetonte atje, dhe kjo e bëri prezantuesin të pyeste nëse prindërit e Usher ishin në rregull me marrëveshjen.

“Ata nuk dinin asgjë për këtë”, tha Usher.

Diddy është ballafaquar me një kontroll të rreptë sigurie së fundmi – detaje të tjera mund t’i mësoni përmes artikullit në linkun e mëposhtëm.

Hetimet mbi akuzat për trafikim seksual kundër Diddy – çfarë ndodhi gjatë bastisjes së vilave të tij?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore