Gatimi

Kombinim i pazakontë: Supë me perime me qumësht


Supë me perime me qumësht

Edhe pse nuk është e zakonshme, ata që e kanë provuar thonë se kombinimi i perimeve dhe qumështit në këtë supë funksionon në mënyrë perfekte.

Përbërësit:

2 gota bishtaja

1 qepë

2 karota

2 patate

2 thelpinj hudhre

2 majë kripë

2 luge vaj

2.5 litra ujë

Gjysmë luge çaji piper i bluar

2 majë shafran të Indisë

Piper

1 filxhan qumësht

Përgatitja:

Prisni në kubikë karotën, qepën dhe majdanozin dhe vendosini në sherpa.

Hidhni ujë dhe gatuajeni për 10 minuta. Më pas shtoni bishtajat, patatet e qëruara dhe të prera.

Hidhni vajin, shtoni hudhrën e shtypur, specin, kripën, shafranin e Indisë dhe piperin.

Supa duhet të zihet edhe për 30 minuta në temperaturë mesatare. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni qumështin. Spërkateni me majdanoz nëse dëshironi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore