Shqipëria

Koduzi: 950 euro në muaj për specializantët e mjekësisë


Gazmend Koduzi, Drejtor i Departamentit të Shendetësisë pranë Partisë Demokratike (PD), në prezantimin e programit ekonomik të PD-së ka prezantuar disa pika që do të ndërmerren në rast fitimi të zgjedhjeve.

Ai u shpreh se nuk do të ketë premtime boshe, por një plan “që do të ekzekutohet” nga Lulzim Basha dhe qeveria ditën e parë të fitimit zgjedhjeve.

“Me kartën e tij të sigurimeve shëndetësore çdo qytetar do të mund të zgjedhë mjekun, të vizitohet ku të dojë dhe fatura do paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar nuk do paguajë nga xhepi për analizat, diagnostifikimin ose barnat. Paraja do të ndjekë pacientin”.

Koduzi gjithashtu tregoi se do të ketë rimbursim të barnave për çdo pacient bazuar në  protokolle të mira të mjekimit.

Gjithashtu në fjalën e tij ceku se do të reformohet  sektori farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar ta marrë barna të cilësisë njëjtë me qytetarët e Bashkimit Evropian.

‘Do i kthejmë personalitetin mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Rritje pagave 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermirët. Do frenojmë largimin e bluzave të bardha për arsye ekonomike apo për arsye të karrierës profesionale”.

Drejtori i departamentit tha gjithashtu se do do të rrisin numrin e studentëve që studiojnë për mjekësi duke rritur kapacitetet e universitetit ose hapjen e një të riu.

“Do motivojmë mjëkët e rinj të specializohen duke i paguar 950 euro në muaj. Do të lejmë të hapur punësimin e tyre pas specializimit në spitale të ndryshme”.

Koduzi u shpreh se pjesë e programit është edhe investimi në shëndetin publik.

“Do mundësohet kapja në kohë e sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimi i epidemive duke reformuar Institutin e Shërbimit Publik”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore