Sport

Klubet sportive italiane që nga viti 2016 kanë kryer 600 milionë euro transaksione të dyshimta


Kompanitë dhe shoqatat që formojnë sportistë italianë shpesh nuk janë transparente. Gazeta italiane “Il Sole 24 Ore” raporton se nga viti 2016 deri në 2020 janë regjistruar transaksione të dyshimta që kapin vlerën e 593.5 milionë eurove.

Të gjitha këto para janë sponsorizime të rreme, devijim nga fondet e marra nga federatat përkatëse të sportit, transferime të aksioneve të kompanive etj.

Pasqyrat financiare të përgatitura nga Njësia e Informacionit Financiar (Uif), organi kundër pastrimit të parave në Bankës së Italisë, kanë hedhur në qendër të vëmendjes menaxhimin administrativ të organizatave sportive italiane.

Në raportin e “Guardia di Finanza”, thuhet se një rrjet i organizuar kriminal po shfrytëzon sportin për të pastruar paratë e pista.

Në total janë 1 mijë e 752 raporte për transaksione të dyshimta të marra për një peridhë gati 5-vjeçare. Vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të parregullësive financiare.

Përsa i përketë sponsorizimeve të dyshimta, janë shfaqur firma dhe kompani individuale të lidhura me pronarët përfitues të organizatave sportive, të cilet kanë zbatuar skema financiare komplekse lidhur me sponsorizimet dhe pagesat e faturave.

Në veçanti, krerët e shoqatave përfitojnë nga regjimi i favorshëm i taksave. Në këtë mënyrë ata lidhin kontrata sponsorizimi me kompani të ndryshme, duke marrë shuma më të larta se ato të dakordësuara në të vërtetë.

Kështu kompanitë sponsorizuese, përveçse përfitojnë nga ulja e taksave dhe zbritja e kosotve, kthejnë në posedim një pjesë të shumave, duke simuluar bashkëpunimet që nuk janë realizuar kurrë në të vërtetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore