Muzikë

Kitara “Numër Një” e Les Paul del në ankand


Les Paul duke luajtur kitarën "Numër Një", në studion e tij së bashku me këngëtaren Mary Ford. Courtesy of Christie's Images

“Kjo ishte kitara që, historikisht, ka qenë gjëja më e rëndësishme, më e vlefshme, boshti dhe arritja më e madhe e babait tim”.

Kështu është shprehur Gene Paul, i biri i kitaristit, këngëtarit, shpikësit, dhe pionerit të kitares elektrike, Les Paul.

Verzioni më i hershëm i aprovuar i markës së kitareve “Gibson Les Paul” që ka qenë në pronësi të Les Paul-it, dhe e njohur me emrin “Numër Një” – më në fund është nisur për në ankand. Kjo shitje pritet të realizohet në ankandin e quajtur “Shitje të Jashtëzakonshme”, më 13 tetor në New York City.

Kitara origjinale e quajtur ‘Numër Një’ e Les Paul, e ideuar dhe ndërtuar në vitet 1951-52 që do të dalë në ankand në New York

Les Paul dhe marka “Gibson Incorporated” zhvilluan modelin e kitarës së famshme “numër një” gjatë viteve 1951-52. Në atë kohë “Gibson” kishin humbur shumë përhapjen e tyre në treg dhe aksione ndaj markës tjetër gjigande të instrumteve “Fender”, e cila sapo kishte zhvilluar modelin “Telecaster”, që ishte i pari model solid i kitareve elektrike që u prodhua masivisht, në vitin 1950.

Si përgjigje ndaj Telecaster-it, Gibson u lidh me Les Paul-in, një prej muzicientëve më të mëdhenj në vend, për të zhvilluar këtë model ikonik, dhe kjo kitare edhe do të ndërronte skenën e performancave të Rock and Roll-it.

Kitaren e famshme të Les Paul-it do ta prezentojnë në ankand Gene Paul, dhe inxhinieri i kahtmotshëm i kitareve, Tom Doyle.

“Les Paul i solli idetë e tij në Gibson dhe në konsiderim të parë ia përjashtuan, por ai ishte i vendosur. Ai mbahej fort pas ideve të tij, duke e ditur që një ditë idetë e tij do ta shohin dritën. Ai vazhdonte të improvizonte dhe të shpiktte, dhe të bënte konceptet e tij gjithnjë e më të mira. Dhe pastaj, më në fund, pas 10 vitesh, pas shumë mundimeve e gabimeve, njerëzit e mirë të Gibsonit ia prezantuan kitarën. Ai ishte krejtësisht i pushtuar nga gëzimi, kurse pjesa tjetër, thonë ata, është histori”, ka thënë inxhinieri dhe ndërtuesi i kitareve, Tom Doyle.

Les Paul duke performuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore