Lajme

“Kina pushton Tajvanin”, kanali televiziv kërkon falje për raportimin e rremë


Një kanal televiziv lajmesh në Tajvan kërkoi falje pasi raportoi gabimisht lajmin se Kina kishte nisur një pushtim jashtë kryeqytetit Taipei, duke alarmuar përdoruesit e internetit.

Lajmi bëhet i ditur nga kompania mediatike “Bloomberg”.

Kanali afishoi në fundit të ekranit – në orën 7 të mëngjesit me orën lokale – lajmin se Kina kishte sulmuar disa zona të Taipei-t.

“Qyteti i ri Taipei është goditur nga një raketë e drejtuar nga komunistët kinezë. Anijet në portin e Taipei-t kanë shpërthyer, duke dëmtuar objektet”, shkruhej në grafik.

Stacioni kërkoi falje gjatë një transmetimi disa orë më pas.

Ata thanë se rrjeti televiziv ishte përgatitur për një video mbi parandalimin e fatkeqësive të prodhuar për Departamentin e Zjarrfikësve të Qytetit të Ri Taipei.

Kjo e fundit, ishte transmetuar të mërkurën për shkak të një gabimi në prodhim.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare u kishte kërkuar bashkive që të përfshinin skenarin e pushtimit kinez në një video si pjesë e një stërvitje vjetore.

Frika është rritur në mesin e disa analistëve se Kina mund të kërcënojë për të marrë kontrollin e Tajvanit “me forcë nëse mjetet paqësore dështojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore