Bota

Kina ka arritur çdo akt të gjenocidit të Ujgurëve, sipas një raporti legal


Organizata e kёrkimeve ndёrdisiplinore, Thinktank ka botuar ekzaminimin e parë ligjor jo-qeveritar, të veprimeve të Kinës në Xinjiang.

Qeveria kineze ka shkelur çdo pikё të konventës së gjenocidit të Kombeve tё Bashkuara(KB) në çёshtjen ndaj Ujgurëve në Xinjiang. Sipas raportit tё rёndёsishёm ligjor ajo duhet tё mbajё përgjegjësi për kryerjen e gjenocidit.

Raporti prej 25 mijё faqesh, i institututit me bazë në SHBA, është një nga provat e para ligjore të pavarura, jo-qeveritare të trajtimit të Kinës ndaj Ujgurëve. Bazuar kjo në konventën e gjenocidit tё vitit 1948.

Partia Komuniste Kineze (CCP) ka mohuar me këmbëngulje kryerjen e mizorive dhe abuzimeve ndaj pakicës Myslimane Ujgure, pavarësisht numrit të provave në rritje.

Raportet mbi Ujgurët kanë çuar në rritjen e zemërimit ndërkombëtar. Duke pasuar izolimin diplomatik dhe atё ekonomik. Administrata amerikane tashmë e ka përshkruar përndjekjen e Ujgurëve si një gjenocid.

Në Pekin të hënën, ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, i quajti “të pahijshme” pretendimet e gjenocidit në Xinjiang.

“Një thashethem i fabrikuar me motive të fshehta dhe një gënjeshtër totale”, tha Wang.

Sipas konventës së KB, nënshkruar nga 152 vende duke përfshirë Kinën, një zbulim i gjenocidit mund të bëhet nëse një palë shkel ndonjë nga pesë aktet e përcaktuara

Raporti i së martës nga Instituti Newlines për Strategji dhe Politikë zbuloi se CCP i kishte shkelur të gjitha ato. Ai akuzoi partinë për demonstrimin e qartë të një “qëllimi për të shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

“Qëllimi për të shkatërruar Ujgurët si një grup rrjedh nga prova objektive, e përbërë nga politika dhe praktika gjithëpërfshirëse e shtetit. Presidenti Xi Jinping, autoriteti më i lartë në Kinë, e vuri në lëvizje atё”, thotё raporti.

Si provë, raporti citoi raportet e vdekjeve masive, dënimet selektive me vdekje, dhe burgimin afatgjatë të pleqve, torturat sistematike dhe trajtimi mizor duke përfshirë abuzimin seksual dhe torturat. Marrjet në pyetje dhe indoktrinimin, ndalimin në shënjestër të drejtuesve të komunitetit Ujgur dhe njerëzve në moshë riprodhuese.

Po ashtu, u rendit sterilizimi i detyruar, ndarja familjare, skemat masive të transferimit të punës dhe transferimi i fëmijëve Ujgurë në jetimore dhe shkolla me konvikt të drejtuara nga shteti.

“Personat dhe entitetet që kryejnë veprimet e sipërpërmendura të gjenocidit janë të gjithë agjentë ose organe shtetërore të cilët kanë vepruar nën kontrollin efektiv të shtetit. Qëllimi ka qenё për të shkatërruar Ujgurët, si një grup. Brenda kuptimit të nenit II të konventës së Gjenocidit”, thuhej nё përmbledhjen ekzekutive.

Ujgurët, janë një grup pakicash, kryesisht myslimane turke që arrijnë në rreth 11 milionë në Xinjiang, në Kinën veri-perëndimore.

Njё artikull i BBC ka cituar para njё muaji dёshmi tё grave pёr torturat nё kampet ujgure.

Sipas rrёfimeve, gratë merreshin çdo natë nga qelitë dhe përdhunoheshin nga një ose më shumë burra kinezë të maskuar.

Po ashtu, njё opinion legal nё Mbretёrinё e Bashkuar ka theksuar ekzistencёn e provave tё sigurta, ndaj akuzave në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore