Lajme

Kina e mbyll parkun e “Disneyland” dhe teston 34 mijë vizitorë pas një rasti të vetëm me COVID


Ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi “Shanghai Disney Resort”, gjërat nisën të mos shkojnë mbarë kur u kuptua se virusi Delta ka filluar përhapjen e tij në 16 provinca kineze.

Sidoqoftë, nuk u krijua pranik nga të pranishmit në parkun më të madh të lojërave në Kinë.

Qian, një grua e re kineze që kishte vendosur të kalonte “Halloween-in” e saj në parkun gjigand, pa një alarm të tipit “Weibo” nga Disney, ku thuhej se parku ishte mbyllur dhe udhëtimet kishin ndaluar.

Asnjë mysafir nuk mund të hynte më në “Disneyland”, ndërsa ata që ishin brenda, numri total i të cilëve ishte 34 mijë persona, do të duhej të testoheshin dhe të izoloheshin.

Lajmet u përhapen shpejt nëpër turmat e njerëzve që gjendeshin në park, por, siç përshkroi Qian, situata nuk shkaktoi panik.

“Disneyland” – Shangai, Kinë.

“Turistët rreth meje filluan të diskutojnë këtë çështje, por të gjithë përfunduan duke parë fishekzjarrët e parë në paqe”, tha ajo.

Ndërsa lëviznin drejt daljes, turma mësoi se askush nuk mund të largohej derisa të gjithë të testoheshin.

Ata u futën përgjatë tavolinave të jashtme me stampa dhe me staf nga punonjës shëndetësorë, ndërsa shfaqja e fishekzjarrëve të dytë të mbrëmjes shpërtheu në sfond. Portat u mbyllën dhe linjat hekurudhore u mbyllën.

“Nuk e kam menduar kurrë se radha më e gjatë në ‘Disneyland’ do të ishte për një test të Coronavirusit”, tha i mërzitur një vizitor tjetër, në mediat sociale.

Natën vonë, më shumë se 200 autobusë i çuan njerëzit në shtëpi për izolim dhe testime të mëtejshme, teksa afro 100 mijë persona të tjerë që vizituan parkun në fundjavë do të testohen gjithashtu.

Skenat “surreale” u nxitën nga zbulimi i një rasti, një vizitor i Shangait të së shtunës, i cili më vonë u zbulua se ishte pozitiv.

Gjithsesi, parku dhe “Disneytown” janë mbyllur deri më datë 3 nëntor.

Ndërsa, në fillim të kësaj jave, Kina raportoi 54 raste të tjera të Delta-s, i cili, teksa deri më tani rreth 500 njerëz janë diagnostikuar në të paktën 16 provinca, fillimisht të përqendruara rreth Mongolisë së Brendshme, por tani kryesisht në Heilongjiang.

Gjatë gjithë pandemisë, autoritetet i janë përgjigjur me shpejtësi dhe fuqimisht shpërthimeve të rasteve me COVID dhe Delta, me bllokime të papritura, kufizime transporti dhe testime masive. Por transmetueshmëria e lartë e variantit Delta ka parë një rritje të përpjekjeve më krijuese për të frenuar përhapjen e tij.

Në Jiangxi, autoritetet i kthyen të gjitha semaforët në të kuqe për të ndaluar lëvizjen pasi u identifikua një rast i vetëm – i pari në pothuajse dy vjet.

Lëvizja u përmbys pas protestave publike, ndërsa në Pekin, disa banorë u ankuan për aplikacione shëndetësore me probleme që regjistronin vendndodhjen e tyre në vendin e gabuar dhe i lanë të bllokuar.

Në Ruili, një qytet i vogël në kufirin midis Yunnan të Kinës dhe Myanmar, bllokime të përsëritura dhe valë shpërthimesh virusi kanë larguar njerëzit. Mediat lokale raportuan se një foshnjë në qytet ishte testuar 74 herë që nga shtatori, shkruan The Guardian.

Në fund të tetorit, dikush që pretendonte se ishte student i Ruili postoi në platformën “Weibo”, se ai dhe familja e tij nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi.

Zyrtarët lokalë thanë për mediat kineze se që nga viti 2020 numri i banorëve ishte ulur nga gjysmë milioni në 200 mijë.

“Të ndikuar nga epidemia për një kohë të gjatë, shumë njerëz e patën jetën të vështirë për t’u përballuar,” tha kryebashkiaku, gjatë një lutje të jashtëzakonshme për ndihmë nga Pekini.

Kina, Hong Kongu dhe Tajvani janë ndër juridiksionet e fundit globale që ende janë kapur pas strategjive të eliminimit të virusit duke i mbajtur vendet e tyre nën kontrolle të rrepta sigurie.

Si pasojë e kësaj, shumë njerëz kanë filluar të vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e strategjisë, pasi pjesa tjetër e botës fillon të rihapet dhe pranojë jetën me virusin, të zbutur nga normat e larta të vaksinimit dhe masat më pak ndërhyrëse shëndetësore.

Të tjerë vërejnë se strategjia ka funksionuar – të tre vendet janë kryesisht pa COVID pasi kanë humbur njerëz të shumtë nga lufta me virus.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore