Lajme

Kievi i kërkon Ankarasë të mbyllë ngushticat turke për anijet luftarake ruse


Ambasadori ukrainas në Turqi, Vadily Bodnar, u bëri thirrje të gjitha vendeve që të krijojnë një koalicion kundër presidentit rus Vladimir Putin, në mënyrë që të ndalohet lufta përpara se të përfshijë më shumë rajonin.

Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të kufizojë kalimin e anijeve luftarake ruse përmes ngushticës së Bosforit dhe Dardanelit.

“I bëj thirrje administratës turke të ndihmojë Ukrainën. Ne kërkojmë që ngushtica e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen për anijet luftarake ruse”, citoi gazeta turke “Yeni Safak” të thoshte ambasadori ukrainas Bodnar.

Duke ju drejtuar të gjitha vendeve ai ka theksuar se, “ne jemi aktualisht në një gjendje lufte. Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës të ndjekë rregullat e luftës. Ne të gjithë i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të vendosë sanksione ndaj Putin-it”.

Sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936 në lidhje me regjimin e ngushticave, Turqia ka sovranitet mbi ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve.

Dokumenti parashikon kalimin e lirë përmes ngushticave vetëm për anijet tregtare. Vendet e Detit të Zi mund të lëvizin anijet ushtarake të çdo klase nëpër ngushticat gjatë kohës së paqes duke njoftuar paraprakisht autoritetet turke.

Ndërkohë, dokumenti kufizon ndjeshëm klasën dhe zhvendosjen e anijeve ushtarake për vendet jo të Detit të Zi. Megjithatë, Turqia ka kompetenca shtesë për të rregulluar trafikun nëpër ngushticat gjatë kohës së luftës. Në rrethana të caktuara, Ankaraja mund të ndalojë një vend të përdorë ngushticat.

Të enjten në mëngjes, Putin në një fjalim televiziv njoftoi se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbass-it ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion ushtarak special për të mbrojtur njerëzit “që kanë vuajtur nga abuzimi dhe gjenocidi nga regjimi i Kievit për tetë vjet”.

Udhëheqësi rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi më vonë se Forcat e Armatosura Ruse nuk po kryenin sulme kundër qyteteve të Ukrainës.

Në njoftim thuhej se infrastruktura ushtarake ukrainase po shkatërrohej nga armët precize dhe nuk kishte asnjë kërcënim për civilët.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore