Lajme

Kievi: 99 dronë dhe raketa ruse kundër sistemit energjetik


“Në natën e 29 marsit 2024, armiku nisi një sulm të fuqishëm raketor dhe ajror mbi objektet e sektorit energjetik të Ukrainës, duke përdorur lloje të ndryshme raketash dhe drone sulmuese”.

Kështu ka deklaruar komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Nikolai Oleshchuk, cituar nga Ukrainska Pravda.

Mësohet se u lëshuan 99 drone Shahed dhe raketa të llojeve të ndryshme.

Ndërkaq, 84 prej tyre u qëlluan nga mbrojtësit e Kievit.

Po ashtu termocentralet dhe hidrocentralet në pjesë të ndryshme të vendit janë dëmtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore