Sport

Kiana Kryeziu debuton në LOD “Pekini 2022”


Skitarja nga Kosova, Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në një konkurrencë tejet të fortë në disiplinën e sllallomit të madh, Kiana u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrës gjithsej.

17 vjeçarja përfundoi kohën e saj me një minutash prej 1 minutë e 18.78 sekonda.

Kujtojmë që Kiana po shkruan historinë, pasi që është bërë vajza e parë nga Kosova që garon në Lojëra Olimpike Dimërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore