Shqipëria

Këto situata e tregojnë pse kemi nevojë për Ballkanin e Hapur, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konsideroi se këto situata tregojnë pikërisht pse kemi nevojë për nismën e Open Balkan.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

“Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm dhe është i gabuar. Këto situata e tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë. Kosova duhet të vijë dhe të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”, theksoi kryeministri shqiptar.

Sipas tij, kur gjërat shkojnë në thikë njëra është rruga e kthimit mbrapa drejt luftës dhe askush nuk fiton pasi Kosova është vend i pavarur dhe sovran ndërsa rruga tjetër është ndërtimi i paqes.

“Sa herë ndodhin këto gjëra, aq më shumë konfirmohet nevoja për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësinë të kuptojmë se jemi të gjithë njerëz dhe kemi detyrimin t’i lëmë fëmijëve tanë një hapësirë paqeje”, shtoi ai.

Rama përgëzoi gjithashtu kryeministrin e Kosovës dhe autoritetet kosovare për sensin e vetëpërmbajtjes.

“Me presidentin e Serbisë, marrëdhënia miqësore nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jam dakord”, garantoi më tej kreu i qeverisë.

Në përmbyllje, Rama deklaroi se historia do i japë të drejtë në fund atij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore