Lajme

Këshilltari i lartë i Trump-it do të dëshmojë për çështjen e Mar-a-Lago


Këshilltari i Lartë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Kash Patel, do të dëshmojë në lidhje me cështjen e Mar-a-Lago para Prokurorëve federalë.

Ai do të dëshmojë vetëm pasi t’i sigurohet imuniteti, një mjet i fuqishëm ligjor i cili shtyn personat të dëshmojnë me premtimin se nuk do të ndiqen penalisht për deklaratat ose informacionet që ata do të japin.

Mjet ligjor i cili hyri në fuqi të mërkurën e 2 nëntorit.

Prokurorët po shqyrtojnë dokumentet qeveritare të të gjetura në rezidencën e Trump-it Mar-a-Lago.

Interesi i departamentit të drejtësisë për dëshminë e Patel, përqendrohet në pretendimet e tij se dokumentet e gjetura në Mar-a-Lago janë te deklasifikuara.

Megjithëse nuk ka pasur asnjë provë që vërteton pretendimet e Patel-it dhe Trump-it.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” raportoi të mërkurën e 2 nëntorit se departamenti i drejtësisë po shqyrtonte dhënien e imunitetit të Patel-it për të dëshmuar.

Ai u thirr në fillim të këtij muaji për të dëshmuar para një jurie  federale në Washington.

Patel-i iu apelua amendamentit të pestë kundër vetë inkriminimit për një sërë pyetjesh.

Departamenti i drejtësisë ka kërkuar një intervistë shtesë me një nga personat që punon për Trump-in, Walt Nauta.

Sipas burimeve, prokurorët kërkojnë të pyesin Nauta-n se si Trump-i e udhëzoi atë të hiqte kutitë nga një depo në Mar-a-Lago, ku ishin fshehur dokumentet e klasifikuara.

Nauta ka kërkuar që të ketë një intervistë tjetër me prokurorët, me këshillën e avokatit të tij, i cili gjithashtu përfaqëson Patel-in.

Ata treguan se ishin skeptikë ndaj një rrëfimi fillestar që ai dha në lidhje me lëvizjen e dokumenteve nga depoja.

Kjo ka sjellë mundësinë për ta akuzuar atë për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore