Këshilltari i Kurtit kritikon ndërkombëtarët rreth “presionit” për themelimin e Asociacionit: Po ua shpjegojmë se është absurditet
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është “absurditet” që bashkësia ndërkombëtare t’i bëj “presion” Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, meqë sipas tij Serbia nuk e respekton asnjë pikë të marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
“Po ju shpjegojmë ndërkombëtarëve që nuk është në rregull që t’i kërkoni Kosovës që ta zbatojë një nen të marrëveshjes, përderisa kemi shkelje flagrante të marrëveshjes nga Serbia, kjo është pak edhe absurde. Nuk ka kuptim që t’i kërkosh Kosovës që ta zbatojë një nen të një marrëveshjes që Serbia nuk e respekton”, tha ai gjatë një interviste në KTV.
Gjatë kësaj interviste, Zulfaj ka theksuar se Serbia “po lobon egër” që të pamundësohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Serbia po lobon egër që të pamundësohet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshill, kjo po e bën këtë përkundër zotimeve që i ka marrë me pranimin e Marrëveshjes Bazike por edhe aneksit të Ohrit”.
Sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka potencuar se nuk mund ta zbatojnë vetëm një nen të marrëveshjes, vetëm se atë e kërkon Serbia.
“Neni 7 i marrëveshjes ka të bëjë me vetmenaxhimin dhe do të duhej të adresohej marrëveshja në tërësi, ne nuk mund ta adresojmë një nen të marrëveshjes, vetëm pse këtë po e kërkon e dëshiron Serbia”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Thaçi: Kam informacione se Kurti do ta mbështesë Pendarovskin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës