Shqipëria

Këshilli Ministrave liron nga detyra Brunilda Lilon, emërohet Odise Moçka në krye të Avokaturës së Shtetit


Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të mërkurën e 19 janarit është vendosur lirimi nga detyra e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit.

Konkretisht është liruar Brunilda Lilo dhe në detyrë është emëruar Odise Moçka.

Sipas VKM-së, ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Avokatura e Shtetit është person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.

Ndër të tjera është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike.

Kjo e fundit përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit dhe jepet ekskluzivisht nga avokatët e shtetit për personat juridik dhe sipas funksioneve të përcaktuara në nenin 5 të Ligjit nr. 10018 të Avokaturës së Shtetit.

Ajo organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore