Shqipëria

Këshilli i Ministrave vendos: E marta festa e Nevruzit, edhe dita e hënë pushim zyrtar


Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të premten e 18 marsit është marrë vendimi që dita e hënë 21 mars, do të bëhet pushim zyrtar për administratën shtetërore.

Kjo për faktin se 22 mars, dita e martë do të jetë pushim pasi është festa e Sulltan Nevruzit.

Pra administrata do të ketë katër ditë pushim, nga e shtuna deri të martën.

Në vendim theksohej se kjo do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore