Sport

Këshilli i Evropës vlerëson luftën e Shqipërisë kundër dopingut


Grupi i Monitorimit i dërguar nga Këshilli i Evropës ka vlerësuar veprimet e Shqipërisë në strukturën dhe funksionimin e organizatës antidoping për vitin 2023. Si dhe ka vlerësuar autoritetet publike shqiptare në ruajtjen e sportit të pastër.

Pas monitorimit të situatës në Shqipëri, grupi i posaçëm i dërguar për këtë çështje ka njoftuar progresin e bërë nga Shqipëria në “forcimin e luftës kundër dopingut, si ne legjislacion ashtu edhe ne praktike”.

Megjithatë, grupi rekomandon “një rritje të financimit për OKAD, Organizatën Shqiptare Anti-Doping dhe forcimin e bashkëpunimit midis policisë, doganave dhe autoriteteve shëndetësore për të trajtuar më mirë trafikun e substancave doping”.

“Autoritetet shqiptare ftohen gjithashtu të përfshijnë module anti-doping në trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe në kurrikulën mjekësore dhe ratifikimin e Protokollit Shtesë të Konventës Anti-Doping”, thotë Grupi i Monitorimit.

Në dhjetor 2023, Grupi i Monitorimit të Konventës Anti-Doping (T-DO) i Këshillit të Evropës zhvilloi një vizitë për të vlerësuar sistemin shqiptar antidoping. Ai u bazua në një vizitë të mëparshme të kryer në shtator 2014 dhe u fokusua në vlerësimin e progresit të Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve të bëra në raportin e vlerësimit të 2015-ës.

Raporti i plotë: Link

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore